“United ka nevojë për kreativitet, jo për t’i dhënë 85 milionë funte për Koulibaly” - Gazeta Express
string(79) "united-ka-nevoje-per-kreativitet-jo-per-ti-dhene-85-milione-funte-per-koulibaly"

“United ka nevojë për kreativitet, jo për t’i dhënë 85 milionë funte për Koulibaly”

Gazeta Express

18/01/2020 23:13

Andy Cole nuk beson që Ole Gunnar Solskjaer do të hyjë në garë për yllin e Napolit pasi që tani kanë shpenzuar shumë para në Harry Maguire dhe se ka zona tjera që janë prioritare

Manchester United nuk duket se do të hyjë në garë për të dhënë 85 milionë funte për mbrojtësin e napolit, Kalidou Koulibaly, thotë Andy Cole me Djajtë e Kuq që kanë nevojë t’i japim përparësi pozitave për lojtarë kreativ.

Lexo Edhe:

“Do të befasohesha nëse Manchester United shpenzon përsëri në një mbrojtës – aq më pak 85 milionë”, ka thënë Cole për United Stand.

“Të gjithë e dimë që ne kemi nevojë për kreativitet. Një tjetër sulmues qendre dhe kreativitet në krah”.

“Do të isha befasuar nëse shpenzohen 85 apo 90 milionë funte në një tjetër mbrojtësi pasi që tani vetëm janë shpenzuar 80 milionë në një mbrojtës tjetër mirëpo askush nuk thotë se do të bëhej mirë nëse e blejmë atë”.

“E tëra çfarë duhet të synojë Manchester Unted është të jetë në top katërshe”.

“Pastaj ne duhet të dalim në treg dhe të marrim vetëm lojtarë kualitativ”.

United vazhdon garën për të përfunduar në top katër këtë sezon, por po vuajnë për vazhdimësi të rezultateve.

Skuadra e Solskjaer gjendet në pozitën e pestë për momentin, me pesë pikë më pak se Chelsea që janë në pozitën e 4-të.

Ata do të mund të ofrohen në 2 pikë, por kanë një test të vështirë pasi që do të përballen me skuadrën më të mirë në botë për momentin, Liverpool që janë në kërkim të titullit. /GazetaExpress/