string(73) "united-beri-oferte-50-milione-per-ferguson-brighton-u-tall-me-kete-oferte"

Futboll

Gazeta Express

20/09/2023 23:47

United bëri ofertë 50 milionë për Ferguson, Brighton u “tall” me këtë ofertë

Futboll

Gazeta Express

20/09/2023 23:47

Manchester United raportohet se kanë pasur një ofertë të refuzuar prej 50 milionë funte për sulmuesin Evan Ferguson, me të cilën ofertë Brighton ishte tallur

Sipas ESPN, Brighton kishte refuzuar këtë ofertë më shumë para nga United për Ferguson gjatë merkatos së fundit. Përpjekja e Djajve të Kuq ishte “tallur” nga rivalët e tyre të Premier Ligës, me Ferguson që konfirmojë qëndrimin për sezonin 2023/24.

Brighton ka mposhtur United me rezultat 3-1 në Old Trafford në ndeshjen e tyre të fundit në Premier Ligë, duke vënë në pikëpyetje biznesin e bërë në merkato nga Erik ten Hag këtë verë.

United ishin në kërkim të një sulmuesi gjatë tërë verës, me kapitenin e Anglisë Harry Kane që po ashtu ishte kërkuar nga Ten Hag, por çmimi i tij i madh bëri që ai të tërhiqet nga ky nënshkrim.

Ten Hag humbi sonte nga Bayern Munchen me rezultat 4-3 derisa në vikend pritet që të luajë kundër Burnleyit. /GazetaExpress/