UniKKatil s’e ka ndërmend të ndalet, paralajmëron projekte të reja - Gazeta Express
string(64) "unikkatil-se-ka-ndermend-te-ndalet-paralajmeron-projekte-te-reja"

UniKKatil s’e ka ndërmend të ndalet, paralajmëron projekte të reja

Muzike

Gazeta Express

13/05/2022 0:00

“Po eci” është projekti i fundit i UniKKatil që tashmë për gjashtë ditë ka kaluar më shumë së 2 milionë shikime në youtube

UniKKatil duket se nuk do të lansojë pak projekte këtë vit, pasi që këtë e ka paralajmëruar se do ta bëjë përsëri me anë të një storie në Instagram.

Lexo Edhe:

Reperi kishte qenë pasiv për disa vite dhe ishte kënga “Po eci” që ka bërë milionë klikime prej që u lansua para disa dite. Kënga ishte më ndryshe nga stili i UniKKatil pasi që në të ka edhe “drill” – stil i ri në muzikën rep.

Ndryshe, kënga “Po eci” ishte një rikthim me një rizgjim për UniKKatilin, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka, i cili rizgjim erdhi si pasojë e armiqve të tij që nuk e linin rehat.

E një ndër ta që nuk i ndie rehat ishte Fero që bëri një dis kundër UniKKatilit e që duket se “ferrkën” më të UniKKatil e ka ndërmend ta zgjasë.

“Faleminderit! Këtë herë nuk e kam në plan me u ndal me kaq”, ka shkruar UniKKatil. /GazetaExpress/