Rebel a.K.a UniKKatil ka vendosur të jetë shumë aktiv këtë vit
Reperi kosovar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), e që është i njohur për lirikat e tij që thumbojnë aspekte të jetës sociale të shoqërisë shqiptare, por edhe këngëtarët e estradës, ka paralajmëruar se nesër do të lansojë një projekt të ri.
“Nesër n’ora 18:00 del sendi i ri 🙃!!!E nuk ôsht i fundit për këtë sezonë”, ka shkruar UniKKatil, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka.
Duket se UniKKatil ka vendosur që të jetë sa më shumë aktiv këtë vit, që do të thotë se ai po planifikon që të bëjë edhe disa koncerte në Kosovë e Shqipëri gjatë verës, por edhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarë. /GazetaExpress/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...