Unikkatil me zemër të thyer, vjen me një premtim të madh për t’iu ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri - Gazeta Express
string(108) "unikkatil-me-zemer-te-thyer-vjen-me-nje-premtim-te-madh-per-tiu-ndihmuar-te-prekurve-nga-termeti-ne-shqiperi"

Gazeta Express

28/11/2019 8:40

Unikkatil me zemër të thyer, vjen me një premtim të madh për t’iu ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Gazeta Express

28/11/2019 8:40

Reperi më i madh në trojet shqiptare, Unikkatil, ka bërë të ditur se për çdo biletë të blerë për koncertin e tij që do të mbahet këtë të shtunë në Zvicër nga 5 franga do të shkojnë për ndihmë tek të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Shqipëria po kalon momente të vështira, por solidarizimi është aq i madh saqë po ka ndihma nga shqiptarët kudo në botë.

Unikkatil këtë të shtunë do të mbajë koncertë në Avalon Club të Zvicrës, ndërsa nga çdo biletë e blerë nga 5 franga do të shkojnë për t’i ndihmuar Shqipërisë. Përveç kësaj Unikkatili do të shtojë edhe nga xhepi i tij nga 5 frangë për çdo biletë të blerë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Unikkatil me anë të një postimi në Instagram.

“Më dhemb zemra për katastrofen që i ka ndodhë shtetit amë ?!! @avalonclubluzern ka me dhuru 5 franga nga çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor për ndihmë. Unë poashtu kom me shtu (match) 5 franga per çdo 5 franga. #MbahuNënëOmosKeFrikëSeKeDjemtNëAmerike #jeminje,” shkruan Unikkatil.

Advertisement
Advertisement
Advertisement