“Unë, ti dhe Miri…”- A e pranoi Selin propozimin e Rogertit - Gazeta Express
string(54) "une-ti-dhe-miri-a-e-pranoi-selin-propozimin-e-rogertit"

TV/Film

Gazeta Express

18/03/2026 19:34

“Unë, ti dhe Miri…”- A e pranoi Selin propozimin e Rogertit

TV/Film

Gazeta Express

18/03/2026 19:34

Rogerti është zgjedhur lideri i ri për këtë javë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”

Në një moment teksa Selin po qëndronte me Shëndritin, ai ka shkuar pranë tyre për të folur për ndarjen e punëve të shtëpisë.

Rogerti i tha Selin që ai, së bashku me të dhe me Mirin të merren me kuzhinën. Banorja i tha se kur të jetë radha e saj do t’a bëjë vetëm, s’ka nevojë për të tjerë.

Pjesë nga biseda:

Shëndriti: Si të duash, nuk po të përzihem

Rogerti: Pra, tre veta me ba edhe kuzhinën, edhe tavolinën. Kaq njerëz jemi.

Shëndriti: Tavolinën dhe living kush e ka?

Rogerti: E di si është puna, në kuzhinë, unë, ti dhe Miri. Te kuzhina për të larë pjatat, unë, ti dhe Miri.

Selin: Pa merak. Me radhë ky muhabet. Unë nuk pranoj të punoj në dyshe.

Rogerti: Si dyshe?

Selin: Kur të jem unë në kuzhinë, do të jem vetëm unë.

Rogerti: Duhet me të ndihmuar dikush o Selin.

Selin: Jo, nuk kam nevojë. E ke parë këtu që nuk ka nevojë të ndihmojë njeri.

Rogerti: Për t’i tharë

Selin: Absolutisht i thajë vetë. Nëse do të jem në kuzhinë me dy të tjerë, do të jem unë në një orar të caktuar dhe dy të tjerët kur të duan vetë.

Rogerti: Normale, e dini vetë si funksionon ajo pastaj

Selin: A do jesh ti me mua?

Rogerti: Po pra, ideja si do i bësh

Selin: Po të lajmëroj. Mendoje mirë, nëse më vendos mua në kuzhinë, do të punoj vetëm.

Rogerti: Po pra, por nuk i bën dot vetëm, i zgjidhni vetë. E rëndësishme se duhet e pastër, edhe për Prime

Selin: Pa merak, me kësmet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement