“Unë nuk i besoj gati askujt”, Trump i zhgënjyer me Putinin, konfirmon mbështetjen për NATO-n - Gazeta Express
string(89) "une-nuk-i-besoj-gati-askujt-trump-i-zhgenjyer-me-putinin-konfirmon-mbeshtetjen-per-nato-n"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:59

“Unë nuk i besoj gati askujt”, Trump i zhgënjyer me Putinin, konfirmon mbështetjen për NATO-n

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:59

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është i zhgënjyer nga Vladimir Putin, megjithatë nuk e ka përjashtuar plotësisht bashkëpunimin me të.

Gjatë një interviste telefonike me BBC-në, Trump është pyetur nëse ka ende besim te lideri rus, për çka ai është përgjigjur me fjalët: “Unë nuk i besoj pothuajse askujt.”

Këto komente të Trump vijnë vetëm pak orë pas njoftimit të planeve për të dërguar armë në Ukrainë dhe paralajmërimit për tarifa të rënda prej 100% ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditëve.

Ndër të tjera, gjatë intervistës, bëhet e ditur se Trump ka konfirmuar mbështetjen e tij për NATO-n, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj parimit të mbrojtjes kolektive të aleancës.

“Nuk është më e vjetëruar – NATO po paguan faturat e veta”, ka thënë presidenti, duke shtuar se aleanca po bëhet e fuqishme pikërisht sepse vendet anëtare po marrin më shumë përgjegjësi. Ai tutje ka thënë se ende beson në mbrojtjen kolektive, “sepse kjo u jep vendeve të vogla mundësinë të mbrohen nga vendet më të mëdha”.

Raportohet se Trump gjithashtu ka shtuar se liderët e vendeve si Gjermania, Franca dhe Spanja kanë filluar ta respektojnë më shumë dhe vendimmarrjen e tij, pjesërisht sepse besojnë se “duhet shumë talent për t’u zgjedhur dy herë president.”

Ndërsa, i pyetur nëse liderët botërorë ndonjëherë tregohen “hapur lajkatarë” ndaj tij, Trump ka thënë  se e ndiente që “vetëm po përpiqen të jenë të sjellshëm”.