Sonte në Pressing i ftuar është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ku përballë tij janë analistët Ilir Mirena, Burim Ramadani e Dibran Hoxha.
Krasniqi tha se nuk flet për atë se çfarë mendojnë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, pasi shton se ata nuk janë këtu.
Ai thotë se i di përgjigjet, dhe kur të kthehen ata do ta tregojnë vetë të vërtetën.
“Unë nuk flas për njerëzit që nuk munden me dhënë përgjigje, për atë arsye nuk muj të flas as për Hashim Thacin, e as për Kadri Veselin, unë i di përgjigjet, se unë kam qenë aty. Unë e di qysh ka ndodh ajo punë, e pse ka ndodh ajo punë. Ata e kanë një betejë shumë më të rëndë, unë i kursej disa njerëz sot, deri kur të kthehen ata, e pastaj ata besoj e kanë gojën e vet me tregu shumë gjana, jo vec për këtë”, tha Krasniqi.