“Unë nuk fali – gjuhë e qasje e dëmshme për vendin – këta s’kanë çka ofrojnë më” – Abdixhiku flet për koalicionet e mundshme - Gazeta Express
string(115) "une-nuk-fali-gjuhe-e-qasje-e-demshme-per-vendin-keta-skane-cka-ofrojne-me-abdixhiku-flet-per-koalicionet-e-mundshme"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2025 23:06

“Unë nuk fali – gjuhë e qasje e dëmshme për vendin – këta s’kanë çka ofrojnë më” – Abdixhiku flet për koalicionet e mundshme

Lajme

Gazeta Express

16/01/2025 23:06

Lideri dhe kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se LDK’ja do të jetë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë qeveria aktuale, nuk ka çfarë të japë më shumë se kaq.

Sipas tij, LDK’ja do të jetë e para, pastaj do të mund të flasin për koalicionet e mundshme.

“Qeverinë e ardhshme e shoh LDK’në fituese, e të tjerat janë cështje dytësore.

Unë nuk e fali, këtë gjuhë, as këtë qasje, besoj që është e dëmshjme për vendin. Po të vazhdojmë kështu krijohet momentum që bëhet I vonshëm për rikuperim jo vetëm ndërkombëtar, por edhe të brendshëm. Nuk mundet Kosova me I duru edhe 4 vjet kështu.

Nuk munden me ofru më shumë, kaq kanë me ofru, prandaj po shajnë. Jau keni dhonë krejt, i keni pa krejt, pa asnjë pengesë. Kaq është, nuk ka më shumë se kaq, kaq nuk na mjafton, kaq na pengon, kaq duhet të ndalet”, përfundoi Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement