Ka dështuar edhe seanca e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt sonte pak para përfundimit të afatit kushtetues.
Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për dështimin në Kuvend, ku pati një debat mes Dukagjin Goranit e Xhavit Drenorit.
Më poshtë mund të lexoni në pjesë nga debati i tyre:
Drenori: Kushtetuta e rregullon, është mbi president
Gorani: Unë nuk jom tu e pa kush është ka e respekton këtë Kushtetutë.
Drenori: E tash po del tjetër fushë.. Nëse Gjykata Kushtetuese e kanë nxjerr një vendim që thotë i keni 30 ditë, dhe..
Gorani: Po ti spaske përgjigje o burr
Drenori: Jo kam përgjigje
Gorani: Unë me t’ngu ty me Nëse a? Cfarë qëndrimi është ai?
Gorani: A din gjë që ka me ndodh
Drenori: Nuk po m’len me fol
Gorani: Me nëse mos ja nis, mos na hup vakt
Drenori: Qysh i formojë unë fjalitë e mija, punë e imja
Drenori: A mundem me vazhdu?
Gorani: Jo, pe tërhiqi pyetjen.