Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka thënë në “Pressing” të T7, të mërkurën se ai kishte pranuar që ta votonte Albulena Haxhiun.
Kjo pasi, Bekë Berisha tha se “gjithë në VV janë të njëjtë”, e kushtetuta ia garanton partisë së parë të drejtën e kryeparlamentarit.
Por, Berisha thotë se kur u ndryshua mënyra e votimit në të msheft, kjo ndryshoi – ai thotë se nuk voton msheft.
“Jam dlaë tretën seancë kam thënë ky popull e ka votu Albin Kurtin, me kushtetutë partia e parë e propozon Albulena Haxhiun, të votojmë Albulena Haxhiun edhe ti ecë sahati Albinit. Unë kam qenë, ndrrone kandidaten edhe jemi dalë me emra le të jetë Shqipja, Saranda ose Glauku. Unë ju kam thënë këta krejt njëjtë janë, pse po u deshka me u dalë me çdokusht kundër Albulena Haxhiun, kur e panë këta shkuan e ndrruna metodën e votimit se nuk ishin shku 30 seanca nëse nuk e kishin ndryshu mënyrën e votimit. Unë nuk votoj msheft, unë me dasht edhe Albin Kurtin e votoj hapur”, tha Berisha. /Gazeta Express