“Une jam e Drenicës me mu s’ta qet!” – Elena Uka përplaset me ish-ushtarin e UÇK-së - Gazeta Express
string(77) "une-jam-e-drenices-me-mu-sta-qet-elena-uka-perplaset-me-ish-ushtarin-e-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 19:05

“Une jam e Drenicës me mu s’ta qet!” – Elena Uka përplaset me ish-ushtarin e UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 19:05

Një debat i zjarrtë është zhvilluar në studion e emisionit Kosova Live, ku përballë njëri-tjetrit ishin aktivistja Elena Uka dhe ish-ushtari i UÇK-së Dardan Krasniqi, në një diskutim për rolin e veteranëve dhe përgjegjësinë e brezit të ri në ndërtimin e shtetit.

Elena Uka theksoi se figurat e luftës duhet të nderohen me dinjitet dhe të mos mbahen ende në ballë të barrës institucionale.

“Njerëz si Nasim Haradinaj, që kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës, duhet të jenë në pension të qetë. Ne duhet të marrim përgjegjësinë dhe të kujdesemi për ta jo të presim nga ata” u shpreh ajo.

Por këto fjalë u kundërshtuan menjëherë nga Dardan Krasniqi.

Debati u përshkallëzua kur reagoi ndaj mënyrës së interpretimit të fjalëve të saj, duke i thënë Krasniqit

“Mos i shtrembëro fjalët e mia. Unë jam e Drenicës me mua s’ta qet, qysh ia ke bo me të tjerët!”

Përballë kësaj përplasje, Nasim Haradinaj, i pranishëm në panel, reagoi me një buzëqeshje të lehtë, duke mbështetur qëndrimin e Elenës.