“Unë jam artist, jam me krejt partitë – Veç me Listën Serbe s’jam” – Sevdai Radogoshi flet për takimin me Albin Kurtin – I reagon Valon Syla - Gazeta Express
string(130) "une-jam-artist-jam-me-krejt-partite-vec-me-listen-serbe-sjam-sevdai-radogoshi-flet-per-takimin-me-albin-kurtin-i-reagon-valon-syla"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 21:24

“Unë jam artist, jam me krejt partitë – Veç me Listën Serbe s’jam” – Sevdai Radogoshi flet për takimin me Albin Kurtin – I reagon Valon Syla

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 21:24

Aktori Sevdai Radogoshi, është deklaruar në Pressing lidhur me takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti. Aktori pyeti panelistët e Pressingut se “çka ka bërë keq”, që ka shkuar si mysafir në tubimin e Kurtit, teksa tha se krejt partitë politike i përkahë.

Aktori tha se vetëm me Listën Serbe nuk është.

Lexo Edhe:

“Unë për të gjithë jam artist, s’jam anëtar i asnjë partie politike por jam me krejt partitë politike. Kam lobuar për të gjithë, për krahun e luftës. Ku më kanë thirrë kam shku, unë veç me Listën Srpska s’jam. Zgjedhjet lokale që bëhën në Gjakovë për të gjithë shkoj, i falënderoj krejt ata që më ftojnë. Me krejt partitë politike jam konë”, tha Radogoshi në Pressing, transmeton Express.

“Çka kam bo keq?”, pyeti artisti për shkuarjen e tij tek Kurti.

“S’është keq edhe me kan me naj parti politike, krejt janë konë njëherë në LDK , tani hygjym tek të luftës, tani me Albin Kurtin, qysh janë bo me Albin Kurtin tash edhe do po dalin..Po tutna mos je kap vonë”, i tha Valon Syla aktorit.

“Unë s’jam anëtar, çka dmth me shku mysafiir me Albin Kurtin me ngu çka po thotë?”, ia ktheu Radogoshi.

“S’është marre more…”, i tha Syla.