“Unë ende po kërcej…” - Fansat u habitën kur mësuan moshën e Salma Hayek - Gazeta Express
string(67) "une-ende-po-kercej-fansat-u-habiten-kur-mesuan-moshen-e-salma-hayek"

Yjet

Gazeta Express

04/09/2025 19:43

“Unë ende po kërcej…” – Fansat u habitën kur mësuan moshën e Salma Hayek

Yjet

Gazeta Express

04/09/2025 19:43

Fansat e aktores së famshme, Salma Hayek, janë mahnitur nga foto e fundit e publikuar në “Instagram” me rastin e ditëlindjes së saj

Fansat e aktores së famshme, Salma Hayek, janë mahnitur nga foto e fundit e publikuar në “Instagram” me rastin e ditëlindjes së saj. Një ditë më parë ajo festoi 59 vjetorin e lindjes.

Në ditën e saj të veçantë, Salma vendosi që të ndante me ndjekësit një foto me bikini, ku gjithashtu la edhe një mesazh të mbushur me energji pozitive.

“59 udhëtime rreth diellit dhe unë ende po kërcej. Gëzuar të gjithëve dhe faleminderit për dashurinë”, shkroi aktorja krahas imazhit në fjalë, duke e shoqëruar ditën e saj të veçantë me një notë mirënjohjeje.

Mes qindra urimeve nga ndjekësit e saj, të cilët u habitën kur mësuan moshën e saj, ra në sy edhe mesazhi i ngrohtë i aktorit të madh, Anthony Hopkins, i cili i shkroi:

“Gëzuar ditëlindjen, të duam”.

Salma Hayek është e njohur për natyralitetin e saj, shpesh duke pozuar pa grim dhe duke ndarë momente autentike me fansat. Së fundmi, ajo tregoi edhe rutinën e saj të kujdesit për lëkurën dhe bukurinë për revistën Vogue, duke theksuar rëndësinë e përshtatjes me moshën.

“Ndërsa plakemi, rutina e bukurisë duhet të ndryshojë. Ajo që funksiononte më parë, mund të mos funksionojë më tani. Është e rëndësishme të jesh aventureske, krijuese dhe të kënaqesh me këtë proces”, tha aktorja, duke kujtuar edhe gjyshen e saj, nga e cila kishte mësuar shumë sekrete të bukurisë tradicionale.