Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se beson që do të fitojë në raudin e parë të zgjedhjeve lokale.
Peci tha se qeverisja lokale në Mitrovicë nuk ka pasur rezultate.
“Në Mitrovicë çdoherë ka pasur gara të nxehta nuk është risi, pavarësisht asaj unë besoj që të dielën e ardhshme fitoj në raundin e parë. Shumë mirë që është në dorën e qytetarëve”.
“Qeverisja lokale në Mitrovicë, ka një konsensus në nivel të qytetit me këdo që bashkëpunon, madje edhe aktërë të PDK-së thonë që nuk ka pasur rezultate”, ka thënë Peci, /Gazeta Express