Unaza e Jashtme, Rama: Projekti i parë që ishim të gatshëm ta përfundojmë, na bllokuan: Po i shohin që janë shantazhues - Gazeta Express
string(115) "unaza-e-jashtme-rama-projekti-i-pare-qe-ishim-te-gatshem-ta-perfundojme-na-bllokuan-po-i-shohin-qe-jane-shantazhues"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 20:58

Unaza e Jashtme, Rama: Projekti i parë që ishim të gatshëm ta përfundojmë, na bllokuan: Po i shohin që janë shantazhues

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 20:58

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama që garon edhe për një mandat në krye të kryeqytetit, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se çështja e trafikut nuk zgjidhet me hapjen apo mbylljen e sheshit “Xhorxh Bush”.

Por, ai ka thënë se duhet unaza e jashtme dhe  e brendshme. Për unazën e jashtme tha se ishte projekti i parë, por u bllokua nga Qeveria.

“Trafiku në kryeqytet ka qenë edhe me i rënduar para katër viteve, trafiku nuk zgjidhet me hapjen apo mbylljen e sheshit Xhorxh Bush. Trafiku zgjidhet me unazën e jashtme dhe unazën e brendshme, ndërtimin të shkollave për rreth perifeirke”.

“Të gjitha projektet ne jemi duke i bërë dhe investime të trafikut urban. Trafiku zgjidhet për 8 vjet dhe ne jemi duke e bërë këtë”.

“Unaza e jashtme projekti i parë që e kemi përfundu dhe ka qenë i gatshëm me shk përpara është unaza e jashtme, është bllokada  e kësaj Qeverie. E brendshmja është në përfundim e sipër, po mos të ishte bllokada e buxhetit do të përfundonte”, ka thënë Rama. /Gazeta Express

Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU