Unaza e Elbasanit, një nga njollat e zeza të trafikut - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

26/01/2020 20:07

Unaza e Elbasanit, një nga njollat e zeza të trafikut

Ballina

Gazeta Express

26/01/2020 20:07

Segmenti rrugor që përshkon qarkun Elbasan nga Qafë-Thana deri në Rrogozhinë, vazhdon të mbetet një nga më të përgjakshmit në Shqipëri.

Gjatë vitit të kaluar, por edhe në këtë fillim viti, në këtë aks rrugor kanë ndodhur aksidente të rënda me pasojë humbjen e jetëve të disa qytetarëve dhe plagosjen rëndë të disa të tjerëve.

Në të gjithë gjatësinë e aksit ekzistojnë disa “njolla te zeza” ku ndodhin vazhdimisht aksidente.

Qytetarët shprehen se rruga është shumë e rrezikshme pasi nevojiten mbikalime, sinjalistikë dhe ndërhyrje emergjente, raporton Klan.

Sipas projektit, bypasi që do të lidhë superstradën Elbasan-Tiranë, kalon nga ish-Metalurgjiku dhe përfundon në Labinot Fushë. Edhe pse përflitet prej vitesh si një projekt strategjik, ende gjithçka ka mbetur në letër, ndërsa jeta e qytetarëve mbetet e pasigurt.