Ulutas zhvillon vizitën e parë në Beograd pas rimarrjes së Komandës, takon shefin e ushtrisë serbe – KFOR jep detaje - Gazeta Express
string(113) "ulutas-zhvillon-viziten-e-pare-ne-beograd-pas-rimarrjes-se-komandes-takon-shefin-e-ushtrise-serbe-kfor-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 20:37

Ulutas zhvillon vizitën e parë në Beograd pas rimarrjes së Komandës, takon shefin e ushtrisë serbe – KFOR jep detaje

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 20:37

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, gjatë ditës së sotme ka takuar në Beograd, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneral Milan Mojsiloviq.

Në njoftimin e KFOR’it, thuhet edhe se takimi i sotëm që u zhvilluat vetëm një javë pasi Ulutas mori komandë, është pjesë e angazhimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me homologët e tij, përfshirë edhe ata në rajon, në frymën e dialogut e bashkëpunimit, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se të dy ata kanë shkëmbyer mendime për situatën e sigurisë në rajon.

Postimi:

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua sot në Beograd me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneral Milan Mojsilović.

Takimi miqësor, i zhvilluar vetëm një javë pasi Gjeneral Major Ulutaş mori komandën e Forcës së Kosovës, është pjesë e angazhimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me homologët e tij, përfshirë edhe ata në rajon; në frymën e dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit, të cilat janë kyçe për stabilitetin.

Ata shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë; në veçanti, Gjeneral Major Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë afatgjatë në Kosovë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për të vazhduar bashkëpunimin me Forcat e Armatosura të Serbisë, në mbështetje të stabilitetit rajonal. /GazetaExpress