“Ulu në vend, nuk ta dhash fjalën, s’të vjen turp” Përplasje verbale në mes deputetëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut - Gazeta Express
string(113) "ulu-ne-vend-nuk-ta-dhash-fjalen-ste-vjen-turp-perplasje-verbale-ne-mes-deputeteve-shqiptare-ne-maqedoni-te-veriut"

Maqedoni

Gazeta Express

04/06/2026 14:21

“Ulu në vend, nuk ta dhash fjalën, s’të vjen turp” Përplasje verbale në mes deputetëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut

Maqedoni

Gazeta Express

04/06/2026 14:21

Në seancën e sotme të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive e cila kryesohet nga deputeti Adnan Azizi, ka pasur përplasje verbale në mes deputetëve.

Përplasja verbale erdhi si pasojë e votimeve të propozimeve për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Kryesuesi i Komitetit Adnan Azizi, kërkoi që të votohet për një propozim, ndërsa kjo hasi në reagimin e deputetëve të opozitës. Blerim Bexheti nga Fronti Evropian dhe Fatmir Bytyqi i LSDM-së kundërshtuan propozimin e Azizit.

Pas reagimit të deputetëve të opozitës Azizi, tha se do ta vendos në votim fillimisht propozimin e opozitës, ndërsa theksoi se këtë ata e bëjnë vetëm për spektakël.

Advertisement
Advertisement
Advertisement