Ultrasit e Dortmund shkaktojnë trazira në Lisbonë, 7 të arrestuar dhe 2 policë të plagosur - Gazeta Express
string(89) "ultrasit-e-dortmund-shkaktojne-trazira-ne-lisbone-7-te-arrestuar-dhe-2-police-te-plagosur"

Sport

Gazeta Express

24/11/2021 18:15

Ultrasit e Dortmund shkaktojnë trazira në Lisbonë, 7 të arrestuar dhe 2 policë të plagosur

Sport

Gazeta Express

24/11/2021 18:15

Ka qenë një natë e zhurmshme ajo e mbrëmshja në Lisbonë dhe e gjitha si pasojë e mbërritjes së ultrasve të Borussia Dortmund.

Ekipi gjerman në mbrëmjen e sotme ka ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj vendasve të Sporting Lisbonës, teksa tifozët gjermanë si gjithnjë nuk e kanë lënë vetëm skuadrën e tyre.

Lexo Edhe:

Por, në një moment të caktuar ata e kanë gjetur veten duke u përplasur me policinë e Lisbonës ndërsa si pasojë e të gjithë situatës së tensionuar, janë plagosur dy policë.

Nga ana tjetër, shtatë tifozë gjermanë përfunduan të arrestuar dhe me siguri ndeshjen do ta shohin nga qelia.