Pas vendimit të Bashkisë Kolonjë për të shkarkuar 3 administratorët e njësive dhe dorëheqjes së 7 administratorëve në Bashkinë e Korçës, lëvizjet në pushtetin vendor vijojnë në juglindje.
Së fundmi, 4 administratorët e Bashkisë Devoll kanë paraqitur dorëheqjen e tyre pranë kryetarit të bashkisë, Eduard Duro. Dorëheqjet janë dorëzuar vetëm pak minuta më parë dhe janë në përputhje me thirrjen e fundit të Kryeministrit Rama për të ristrukturuar administratën vendore.
Ndërkohë, në bashkitë e Pogradecit, Maliqit dhe Pustecit ende nuk raportohet për zhvillime të reja. Pusteci, ndryshe nga bashkitë e tjera, nuk ka njësi administrative, çka e përjashton nga ky proces.
Situata në qark mbetet në zhvillim dhe priten lëvizje të tjera në ditët në vijim, ndërsa burime politike kanë paralajmëruar një vizitë të afërt të Kryeministrit Rama në Korçë.