Në zemër të Adriatikut, Ulqini merr fytyrë të re: Vjen “Divana Village” – Lagjja e kujtimeve të përhershme - Gazeta Express
string(77) "ulqini-merr-fytyre-te-re-vjen-divana-village-lagjja-e-kujtimeve-te-perhershme"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 10:26

Në zemër të Adriatikut, Ulqini merr fytyrë të re: Vjen “Divana Village” – Lagjja e kujtimeve të përhershme

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 10:26

Ulqini, qyteti bregdetar i Adriatikut që për shumë prej nesh është sinonim i verërave të paharrueshme, po rilind me një projekt të ri që po i jep një dimension krejtësisht tjetër jetesës në jug. Në zonën e Shtojit të Poshtëm, vetëm 5 minuta nga ura e re që lidh Ulqinin me Velipojën, po ndërtohet “Divana Village” – një lagje e mbyllur, moderne dhe me standarde evropiane.

Ky projekt rezidencial nuk është thjesht një investim në infrastrukturë – është një kthim tek rrënjët emocionale që na lidhin me Ulqinin: me kalldrëmet e Kalasë, me valët e Plazhit të madh, me aromën e mëngjesit buzë detit dhe me ndjesinë e përkatësisë.

Shtëpitë në “Divana Village” ofrojnë nja ambient te paharrueshem, ndërsa ndërtimi cilësor dhe dizajni bashkëkohor janë të menduara për jetesë familjare dhe komoditet maksimal. E veçanta? Disa nga njësitë janë tashmë gati – me çelësa në dorë.

🌿 Rrugicat e gjelbra, hapësirat për fëmijë dhe komuniteti i mbyllur e i sigurt, e bëjnë këtë lagje ideale për pushime të qeta apo për një jetë të përhershme larg zhurmës së qyteteve të mëdha.

“Ky qytet që nuk harrohet kurrë… Qytet ku kriuam ëndrrat më të bukura,” thuhet në spotin promovues të projektit, i cili është publikuar në Instagramin zyrtar të projektit: @divanavillage

Përveç përfitimeve emocionale, “Divana Village” është edhe një mundësi reale investimi, duke qenë në një zonë strategjike mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, në vijën e parë të zhvillimit turistik dhe urban të rajonit.

Divana Village – Lagjja e kujtimeve të përhershme.
Shtëpia jote buzë detit, tani me çelësa në dorë.