Emisioni “Favorit” vjen edhe këtë të martë në ekranet tuaja.
Si çdo herë, edhe sonte ju pret një panel fantastik.
Dy analistëve të përhershëm, Arbër Zvdylit dhe Taulant Dajakut, në studio i janë bashkuar edhe Gani Sejdiu, Ulpiana Emra dhe Driton Latifi.
Gjatë diskutimi, foli edhe Ulpiana Emra.
Ajo tha se shumë lojtarë te Kosova e kanë pasur pozitën e blinduar te Kosova në formacion, por jo më me Franco Fodan.
“Që nga ardhja e Franco Fodës, po më pëlqen si po i përfshinë lojtarët e rinj edhe ata nga Superliga. Më herët kjo nuk ka ndodhur, sepse disa lojtarë e kanë pasur pozitën e blinduar në formacion, duke mos u ndryshuar fare”, tha ajo.
Emra u shpreh e lumtur edhe me fitoren e sontme ndaj Qipros.
“Jam shumë e lumtur për këtë fitore, mendoj se loja e mirë vjen ngadalë. Fodës i duhet edhe pak kohë, për të arritur të ndeshjet e mira”, shtoi ajo./GazetaExpress/