Ulet papunësia tek të rinjtë në tremujorin e dytë të 2025-ës - Gazeta Express
string(60) "ulet-papunesia-tek-te-rinjte-ne-tremujorin-e-dyte-te-2025-es"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2025 11:35

Ulet papunësia tek të rinjtë në tremujorin e dytë të 2025-ës

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2025 11:35

Tregu i punës për të rinjtë në Shqipëri ka shënuar përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Sipas INSTAT, shkalla e punësimit për grupmoshën 15-29 vjeç u rrit me 0,9 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë dhe me 1,4 pikë përqindje në raport me fundin e vitit 2024.

Ndërkohë, papunësia në këtë grup zbriti në 17,9%, duke shënuar një ulje me 2,4 pikë përqindje krahasuar me fillimin e 2024-ës. Pjesa më e madhe e të rinjve ekonomikisht jo-aktivë janë nxënës ose studentë (72,7%), ndërsa vetëm 1,1% janë të papunë të dekurajuar.

Të dhënat tregojnë një trend pozitiv, i lidhur me zhvillimet ekonomike dhe programet e edukimit e trajnimit profesional.