Numri i punëtorëve në industri në shkurt të këtij vitit është ulur për 3,4 % në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënohet rënie për 6,3 %, në sektorin Industria përpunuese për 3,4 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0,4 %.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 2,4 %, Prodhimet kapitale për 4,5 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4,1 %, dhe Produktet intermediare, përveç energjisë për 3,0%, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1,6 %.
tag_katrorimaqedoni_2