Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz foli për Fox News në lidhje me zhvillimet e fundit rreth Ukrainës.
Reuters raportoi se ai tha se Ukraina duhet “ta ulë tonin, ta shikojë me kujdes dhe ta nënshkruajë atë marrëveshje” për mineralet me SHBA-në.
Rezistenca nga Ukraina për marrëveshjen dhe mënyrën se si Trump po i zhvillon bisedimet e paqes është thjesht e papranueshme, tha Waltz, duke pasur parasysh gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për Ukrainën, shkruan The Guardian.
Por ai këmbënguli se këto dallime pikëpamjesh mund të afrohen pasi “presidenti tregoi gjithashtu se sa shumë e do popullin ukrainas”.
Waltz mohoi se aleatët e SHBA-së dhe Ukraina nuk po konsultohen.
Ai tha se “sjellja e të gjithëve në tryezë nuk ka funksionuar në të kaluarën”.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky i replikuan njëri-tjetrit në distancë, ndërsa SHBA-ja ka nisur të bisedojë me Rusinë për ndaljen e luftës në Ukrainë.
Trump të mërkurën e quajti “diktator të zgjedhur” dhe “komedian modest” Zelenskyn, ndërsa tha se ai duhet të lëvizë shpejt ose do ta humbë shtetin.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...