Ulen çmimet e karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta, gazi dhe benzina - Gazeta Express
string(73) "ulen-cmimet-e-karburanteve-sa-do-te-shiten-nga-sot-nafta-gazi-dhe-benzina"

Ulen çmimet e karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta, gazi dhe benzina

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 15:02

Bordi i tansparencës ka ndyshuar sërish çmimet e karburanteve në vend.

Duke nisur nga ora 18:00 e ditës së sotme, nafta do të shitet 2 lekë më lirë. Nga 198 lekë/litri që ishte, sot do të shitet me 196 lekë/litri.

Lexo Edhe:

Benzina ëshë ulur me 5 lekë, nga 180 lekë/litri tani do të shitet me 175 lekë/litri.

Ndërsa çmimi i gazit vazhdon të jetë i pandyshueshëm, çmimi i tij ëshë 69 lekë/litri me pakicë dhe shumicë, si dhe 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 09 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendim i Bordit të Transparencës 09.12.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 9 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 08.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 677, -42 nga data 06.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 797, -22 nga data 06.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 111. 44 (+0.04 nga data 06.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 09 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/Gazeta Express