string(70) "ukrainasit-shkaterrojne-sistemin-rus-qe-kushton-mbi-45-milione-dollare"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 7:05

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin rus që kushton mbi 45 milionë dollarë

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 7:05

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar një sistem të avancuar rus të mbrojtjes ajrore, Buk-M3, gjatë luftimeve në territorin ukrainas.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, e cila publikoi edhe pamjet e momentit kur sistemi goditet nga një sulm ajror i koordinuar me dronë.

Sipas njoftimit, Buk-M3 u gjurmua nga mjetet ajrore pa pilot përpara se të goditej me sukses nga artileria ukrainase, duke u shkatërruar plotësisht në një shpërthim spektakolar.

“Shkatërrimi epik i sistemit rus të mbrojtjes ajrore, Buk-M3, i ndjekur nga fishekzjarr nga shpërthimi”, thuhet në komunikatën e shpërndarë në Facebook nga Ministria.

Operacioni u krye nga brigada elitare ukrainase “Pylli i Zi”, ndërsa autoritetet ukrainase thanë se vlera e sistemit të shkatërruar është rreth 45 milionë dollarë.