Ukraina tregon “hartën” e shteteve që rrezikohen nga sulmet eventuale bërthamore të Rusisë - Gazeta Express
string(88) "ukraina-tregon-harten-e-shteteve-qe-rrezikohen-nga-sulmet-eventuale-berthamore-te-rusise"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 7:41

Ukraina tregon “hartën” e shteteve që rrezikohen nga sulmet eventuale bërthamore të Rusisë

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 7:41

Presidenti rus Vladimir Putin synon të aneksojë katër rajonet  në Ukrainë në ditët pas mbajtjes së referendumeve të vetëthirrura.

Katër rajone të Ukrainës që janë pjesërisht ose pothuajse tërësisht të pushtuara nga Rusia do të mbajnë referendume nga 23 deri më 27 shtator.

Lexo Edhe:

Njoftimet për mobilizimin e pjesshëm dhe referendumet erdhën pas një disfate të madhe ruse në lindje, raporton BBC.

Ukraina thotë se ka rimarrë 6,000 km katrorë territor nga Rusia në fillim të këtij muaji, kur detyroi njësitë ruse të të tërhiqen nga Kharkiv.

Trupat ruse u tërhoqën edhe nga qytetet kryesore të Izyum dhe Kupiansk, duke thënë se tërheqja do t’i lejonte trupat e saj të “rigrupohen”.

Të hënën, Rusia humbi kontrollin e plotë të Luhanskut pasi një fshat afër Lysychansk u rimor nga trupat ukrainase.

Dy ditë më pas, Putin njoftoi për shpalljen e “mobilizimit të pjesshëm” të rezervistëve. Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu tha se do të thirren 300.000 rezervistë për luftën në Ukrainë.

Vadym Skibitsky, përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve të Ukrainës,  foli për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Putinit. Ai tha se nëse kjo ndodhë, është alarm edhe për shtetet tjera.

“Ndoshta Rusia do të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës. Ata do të përpiqen të ndalojnë aktivitetet tona sulmuese dhe të shkatërrojnë shtetin tonë. Ky është një kërcënim për vendet e tjera. Shpërthimi i armëve bërthamore taktike do të ketë ndikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në rajonin e Detit të Zi. Kujtojmë historinë e Çernobilit. Ndoshta do të kemi një tjetër katastrofë në territorin tonë, në Evropën Lindore”, tha Skibitsky,  duke shtuar se pasojat e përdorimit të armëve bërthamore mund të prekin vendet, veçanërisht Poloninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

Perëndimi i ka kritikuar këto referendumet e planifikuara nga Rusia, duke i quajtur “mashtrim”, derisa aleatët e NATO’s kanë deklaruar se nuk do të njohin aneksimin e territoreve ukrainase nga rusët përmes referendumeve “ilegale dhe jolegjitime”.