Ushtria ukrainase goditi një fabrikë ruse që prodhon pajisje të teknologjisë së lartë për aviacionin dhe sistemet raketore në rajonin e Tambovit, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Sipas informacioneve paraprake, në fabrikë shpërtheu një zjarr. Rezultatet dhe shkalla e dëmeve po vlerësohen, sipas deklaratës së Kievit.
Një arsenal armësh në rajonin e Volgogradit u godit gjithashtu nga raketat Flamingo të prodhuara në Ukrainë.