Ukraina: Rusia po e ndihmon Iranin me të dhëna satelitore - Gazeta Express
string(56) "ukraina-rusia-po-e-ndihmon-iranin-me-te-dhena-satelitore"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 13:20

Ukraina: Rusia po e ndihmon Iranin me të dhëna satelitore

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 13:20

Një vlerësim i inteligjencës ukrainase, që e ka parë agjencia Reuters, pretendon se Rusia i ka ofruar mbulim Iranit duke e furnizuar me imazhe satelitore dhe e ka ndihmuar në operacione kibernetike gjatë konfliktit aktual me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Në raport thuhet se satelitët rusë kanë kryer të paktën 24 vëzhgime në 11 shtete të Lindjes së Mesme në fund të marsit, duke shënjuar 46 lokacione, përfshirë baza ushtarake amerikane, aeroporte dhe fusha nafte.

Në dokument përshkruhet një model sipas të cilit sulmet me raketa dhe dronë iranianë kanë ndodhur menjëherë pas këtyre vëzhgimeve.

Një burim ushtarak perëndimor dhe një burim rajonal i sigurisë i thanë agjencisë Reuters se kishin vërejtur po ashtu rritje të aktivitetit të satelitëve rusë dhe ndarje të informacionit të inteligjencës.

Në vlerësimin e inteligjencës ukrainase pretendohet se Moska dhe Teherani mbajnë “një kanal të përhershëm komunikimi” për të këmbyer të dhëna, që mund të përfshijë edhe spiunë ushtarakë rusë në Teheran.

Aty po ashtu jepen detaje të bashkëpunimit në rritje në fushën kibernetike, me grupet e hakerëve rusë dhe iranianë që koordinojnë sulmet ndaj infrastrukturës rajonale.

Pretendimet vijnë në mes të thellimit të lidhjeve ushtarake mes Rusisë dhe Iranit që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, përfshirë bashkëpunimit me dronë dhe marrëveshje për ndarjen e informacioneve të inteligjencës.

Agjencia Reuters tha se nuk mundi të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, ndërkaq një zëdhënëse e Shteteve të Bashkuara tha se asnjë mbështetje e jashtme nuk ka ndikuar në suksesin operacional të Uashingtonit, që së bashku me Izraelin, nisën sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt.

Ndërkaq, Rusia dhe Irani ende nuk kanë komentuar për këto pretendime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement