Ukraina nuk gjen qetësi - Raportohen shpërthime në Kiev, alarm për sulm me raketa ruse - Gazeta Express
string(83) "ukraina-nuk-gjen-qetesi-raportohen-shperthime-ne-kiev-alarm-per-sulm-me-raketa-ruse"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 10:02

Ukraina nuk gjen qetësi – Raportohen shpërthime në Kiev, alarm për sulm me raketa ruse

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 10:02

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sonte në Kiev pak minuta pasi u dha një alarm për raketat ruse që po shkonin drejt kryeqytetit të Ukrainës. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur si pasojë e këtyre sulmeve, ndërsa ndaj saj janë lëshuar raketa balistike.

“Armiku lëshoi raketa balistike kundër Kievit”, shkroi kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit Timur Tkachenko në Telegram.

Mediat raportojnë se kryebashkiaku Vitali Klitschko tha përmes Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar dhe u bëri thirrje banorëve të qëndronin në strehimore. Ai informoi se një zjarr shpërtheu në rrethin Darnitsky, ku ranë mbeturinat e raketave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement