Ukraina nën sulme, Zelenskyy - aleatëve: “Rritni investimet kur Rusia rrit sulmet” - Gazeta Express
string(76) "ukraina-nen-sulme-zelenskyy-aleateve-rritni-investimet-kur-rusia-rrit-sulmet"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 11:54

Ukraina nën sulme, Zelenskyy – aleatëve: “Rritni investimet kur Rusia rrit sulmet”

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 11:54

Gjatë konferencës për rindërtimin e Ukrainës që po mbahet në Romë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke denoncuar veprimet e Rusisë si “terrorizëm të pastër” dhe duke i bërë thirrje vendeve partnere të rrisin mbështetjen dhe investimet.

Fillimisht, Zelenksy ka falënderuar organizatorët dhe partnerët ndërkombëtarë për përkrahjen ndaj Ukrainës. Por më pas ka dhënë një paralajmërim të qartë:

“Edhe Rusia është përgatitur për këtë konferencë. Vetëm mbrëmë lëshuan një tjetër sulm masiv ndaj Ukrainës, duke e pasur kryeqytetin tonë, Kievin, si objektivin kryesor. Tani ukrainasit përballen me qindra, qindra drone çdo natë. Dhe kjo është terrorizëm i pastër.”

Ai më tej theksoi se sulmet e përsëritura nuk janë të kufizuara vetëm në zonat e frontit, por kanë për qëllim t’i shkaktojnë popullit ukrainas vuajtje, ta detyrojnë të largohen nga vendi dhe të shkatërrojnë shtëpitë, shkollat dhe jetën në tërësi.

Zelenskyy gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet ruse se janë të gatshëm për bisedime paqeje, duke i quajtur ato thjesht “propagandë”.

Ai poashtu ka përsëritur urgjencën për të përforcuar sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe u bëri thirrje të drejtpërdrejtë vendeve aleate me fjalët:

“U bëj thirrje të gjithë partnerëve tanë: rritni investimet kur Rusia rrit sulmet.”