string(87) "ukraina-kerkon-perjashtimin-e-rusise-nga-rrjeti-swift-qe-mundeson-transaksionet-bankare"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2022 17:25

Ukraina kërkon përjashtimin e Rusisë nga rrjeti “SWIFT” që mundëson transaksionet bankare

Lajme

Gazeta Express

24/02/2022 17:25

Ministri i Punëvet të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se nuk do të jetë më diplomatik, ndërsa kritikoi ata që hezitojnë të dalin pro përjashtimit të Rusisë nga rrjeti “SWIFT”, i cili ia mundëson trasferet bankare.

Kuleba thotë se ata që thonë se kjo s’duhet të bëhet, e kanë në duar “gjakun e burrave, grave dhe fëmijëve ukrainas”, përcjell Express.

“Nuk do të jem diplomatik për këtë. Të gjithë ata që tani dyshojnë nëse Rusia duhet të ndalohet nga SWIFT duhet të kuptojë se gjaku i burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm ukrainas do të jetë gjithashtu në duart e tyre. NDALONI RUSINË NGA SWIFT”, ka shkruar ai në Twitter.