Kievi ka paralajmëruar se një ndërprerje e dërgesave të armëve nga SHBA-ja do ta inkurajojë Rusinë të zgjasë luftën në Ukrainë, e cila tani është në vitin e saj të katërt.
Të martën, Shtëpia e Bardhë tha se kishte ndërprerë disa dërgesa armësh në Ukrainë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Vendimi u mor “për të vënë interesat e Amerikës në vend të parë” pas një shqyrtimi nga Departamenti i Mbrojtjes të “mbështetjes dhe ndihmës ushtarake të SHBA-së për vendet e tjera”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.
Ministria e jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë se “çdo vonesë ose zvarritje në mbështetjen e aftësive mbrojtëse të Ukrainës vetëm sa do ta inkurajonte agresorin të vazhdonte luftën dhe terrorin, në vend që të kërkonte paqe”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...