Ukraina ka frikë nga rritja e agresionit rus pas ndalimit të furnizimit me armë nga SHBA-të - Gazeta Express
string(91) "ukraina-ka-frike-nga-rritja-e-agresionit-rus-pas-ndalimit-te-furnizimit-me-arme-nga-shba-te"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 19:29

Ukraina ka frikë nga rritja e agresionit rus pas ndalimit të furnizimit me armë nga SHBA-të

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 19:29

Kievi ka paralajmëruar se një ndërprerje e dërgesave të armëve nga SHBA-ja do ta inkurajojë Rusinë të zgjasë luftën në Ukrainë, e cila tani është në vitin e saj të katërt.

Të martën, Shtëpia e Bardhë tha se kishte ndërprerë disa dërgesa armësh në Ukrainë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Vendimi u mor “për të vënë interesat e Amerikës në vend të parë” pas një shqyrtimi nga Departamenti i Mbrojtjes të “mbështetjes dhe ndihmës ushtarake të SHBA-së për vendet e tjera”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.

Ministria e jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë se “çdo vonesë ose zvarritje në mbështetjen e aftësive mbrojtëse të Ukrainës vetëm sa do ta inkurajonte agresorin të vazhdonte luftën dhe terrorin, në vend që të kërkonte paqe”.