Ukraina ia vret Rusisë zëvendës shefin e Marinës, Mikhail Gudkov - Gazeta Express
string(63) "ukraina-ia-vret-rusise-zevendes-shefin-e-marines-mikhail-gudkov"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 11:52

Ukraina ia vret Rusisë zëvendës shefin e Marinës, Mikhail Gudkov

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 11:52

Zyrtari i lartë rus Oleg Kozhemyako ka njoftuar se është vrarë nga Ukraina, zëvendës shefi i Marinës ruse dhe komandant i një brigade, Mikhail Gudkov, në rajonin rus të Kurskut.

Përmes një njoftimi në Telegram, Kozhemyako ka bërë të ditur se bashkë me Gudkov janë vrarë edhe 10 ushtarë tjerë gjatë një sulmi ukrainas në rajonin e Kurskut që kufizohet me Ukrainën.

Gjatë muajve të fundit në luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë, rajoni i Kurskut ka qenë një pikë kyçe, me forcat ukrainase që kanë realizuar sulme të shumta ndaj posteve të komandimit dhe infrastrukturës ushtarake ruse. Sulmi ndaj zëvendës shefit të Marinës ruse është një tjetër tregues i angazhimit të Ukrainës për të goditur komandën e lartë ruse dhe për të ndërprerë strukturat udhëheqëse të ushtrisë armike.