Ukraina gati për fazën e re të luftës, Ministri i Mbrojtjes thotë se do të armatosin 1 milion luftëtarë - Gazeta Express
string(102) "ukraina-gati-per-fazen-e-re-te-luftes-ministri-i-mbrojtjes-thote-se-do-te-armatosin-1-milion-luftetare"

Ukraina gati për fazën e re të luftës, Ministri i Mbrojtjes thotë se do të armatosin 1 milion luftëtarë

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 7:05

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksiy Reznikov deklaroi ditën e premte se tashmë vendi i tij ka hyrë në një fazë të re të luftës përballë pushtuesve rusë.

Gjatë një konference për shtyp, Reznikov u angazhua se tashmë Ukraina ka në plan të armatosë një milion luftëtarë duke përdorur armët dhe pajisjet e reja ushtarake që SHBA dhe vendet e tjera perëndimore i kanë dhuruar vendit gjatë dy javëve të fundit.

Lexo Edhe:

Ministri i Mbrojtjes tha se gjatë fillimit të luftës, vullnetarët ishin jashtëzakonisht efektivë dhe falë ndërhyrjeve të tyre shumë çështje të ngutshme gjetën zgjidhje.

Reznikov tha se për të fituar, Ukraina duhet të planifikojë me kujdes burimet dhe të shmangë gabimet dhe po investon në objektet e prodhimit ukrainas për të siguruar stabilitetin dhe shpeshtësinë e dërgesave.

“Rritja e presionit të sanksioneve kundër Rusisë dhe rritja e ndihmës së huaj për Ukrainën duhet të krijojë, brenda disa muajve, kushtet në të cilat Kremlini më në fund do të humbasë të gjitha shanset për të arritur ndonjë sukses. Më pas do të shfaqet një dritare e re mundësish për Ukrainën. Në këtë jashtëzakonisht periudhë e vështirë, na duhet unitet, kohezion, vullnet dhe durim”, përfundoi ai./A2CNN