“Ukraina është një demokraci, jo Rusia e Putinit”, BE i përgjigjet Trumpit pasi i tha Zelenskyt diktator - Gazeta Express
string(101) "ukraina-eshte-nje-1demokraci-jo-rusia-e-putinit-be-i-pergjigjet-trumpit-pasi-i-tha-zelenskyt-diktator"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 14:52

“Ukraina është një demokraci, jo Rusia e Putinit”, BE i përgjigjet Trumpit pasi i tha Zelenskyt diktator

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 14:52

Bashkimi Europian i është përgjigjur akuzës së një dite më parë të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e quajti presidentin ukrainas Volodymy Zelensky “diktator”.

“Ukraina është një demokraci, Rusia e Putinit jo”, tha zëdhënësi i BE-së Stefan de Keersmaecker, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai shton se BE-ja ka një “pozicion të drejtpërdrejtë dhe të qartë” për këtë çështje, duke thënë se “presidenti Zelensky u zgjodh në mënyrë legjitime në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike”.

BE-ja është një aleat kyç i Ukrainës, edhe pse vendi nuk është një vend anëtar.

Trump dje në një postim e ka quajtur Zelenskyn “diktator pa zgjedhje” dhe tha se ai qëndron shumë poshtë në sondazhe – një koment që Trump e bëri edhe më herët e për të cilin Zelensky i reagoi duke i thënë se ai ka rënë në hapësirën dezinformuese të nxitur nga Rusia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement