“Ukraina është e jona”, Lukashenko është gati të marrë armatime bërthamore ruse - Gazeta Express
string(78) "ukraina-eshte-e-jona-lukashenko-eshte-gati-te-marre-armatime-berthamore-ruse-2"

Gazeta Express

01/12/2021 22:13

“Ukraina është e jona”, Lukashenko është gati të marrë armatime bërthamore ruse

Gazeta Express

01/12/2021 22:13

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit që po ndizet në Ukrainë, duke thënë se do të bëjë gjithçka për ta marrë atë.

Në një intervistë për një televizion rus, Lukashenko tha se ishte i gatshëm të pranonte armatime bërthamore ruse brenda territorit të shtetit të tij.

Lexo Edhe:

“Nuk do ta mbështes kurrë histerinë nacionaliste në Ukrainë. Do të bëj gjithçka që Ukraina të bëhet e jona. Ukraina është e jona, njerëzit atje janë tanët. Nuk është fjalim emocional, por besim i palëkundur. Prandaj nëse, mos e dhënë Zoti, do të përballemi me agresion nga ana e Ukrainës, do të bashkëveprojmë me Rusinë sa më ngushtë të jetë e mundur, në mënyrë ligjore, ekonomike dhe politike”, tha Lukashenko.

Lideri bjellorus është akuzuar nga Perëndimi se ka përdorur si “armë” refugjatët e shumtë të mbledhur në kufirin mes vendit të tij dhe Polonisë.

Tensionet në zonë janë në nivelin më të lartë të mundshëm që prej kohës së Luftës së Ftohtë. Rusia ka pozicionuar trupa të shumta në kufi me Ukrainën, zyrtarisht për stërvitje rutinë ushtarake. Por Ukraina dhe disa agjenci perëndimore të inteligjencës pretendojnë se pushtimi i vendit është në planet e Putin.

Presidenti rus dhe se vetëm sa po i kundërpërgjigjet reagimeve të Perëndimit dhe kërkoi garanci që NATO nuk do të zgjerohet më në lindje, por shefi i saj, Jens Stoltenberg tha se nuk e vendos Rusia nëse Ukraina do të anëtarësohet apo jo.

Perëndimi ka paralajmëruar Putinin për pasoja të rënda nëse sulmon Ukrainën./a2news