Uka: Thaçi ngriti dorën për të zbuluar mashtrimin me rojën, pastaj seanca kaloi në private, tani po e kuptoj çfarë paska ndodhur - Gazeta Express
string(125) "uka-thaci-ngriti-doren-per-te-zbuluar-mashtrimin-me-rojen-pastaj-seanca-kaloi-ne-private-tani-po-e-kuptoj-cfare-paska-ndodhur"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 17:02

Uka: Thaçi ngriti dorën për të zbuluar mashtrimin me rojën, pastaj seanca kaloi në private, tani po e kuptoj çfarë paska ndodhur

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 17:02

Aktivistja, e cila është e zëshme në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, Elena Uka, ka hedhur dyshime mbi figurën e John Devaney, ish-gardianit të burgut në Scheveningen, i cili sot përfaqëson akuzën si prokuror në Hagë.

Sipas saj, Devaney nuk ka qenë kurrë roje e thjeshtë, por që nga viti 2020 ka ushtruar funksionin e prokurorit, duke u paraqitur si gardian vetëm për të mbledhur informacione nga Hashim Thaçi dhe të tjerët.

“U paraqit si roje, por ishte gjithmonë prokuror. Kjo është shumë më e rrezikshme, sepse kemi të bëjmë me një infiltruar brenda paraburgimit. Një jurist i diplomuar në drejtësi nuk do të degradohej kurrë duke u rekrutuar si roje, për t’u ngritur më pas prokuror,” theksoi Uka.

Ajo shtoi se e kujton qartë momentin kur ish-presidenti Thaçi ngriti dorën dhe foli për këtë çështje, por seanca u mbyll dhe u shpall private. “Vetëm tani, pas transkriptimit, po kuptojmë se çka ka ndodhur në të vërtetë,” tha ajo