Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, rreth pezullimit të Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deklaratën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte thënë që Amerika nuk mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri. E këtë deklaratë të tij e komentoi edhe Haradinaj në “Adresa”. Ai tha se kjo është gjëja më budalla që mund të thuhet.
Haradinaj tha se Amerika është ajo që e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri.
“Amerika që e ka e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri. A je në veti more!. Ky është seni ma budallë që mund ta thotë dikush”, shtoi tutje Haradinaj në Kanal 10.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...