Uk Lushi, veprimtari shqiptar që vepron në SHBA, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje votoi në pako edhe nënkryetarin nga Lista Serbe Slavko Simic.
Të njëjtën gjë VV e kishte refuzuar vitin e kaluar.
Kështu Lushi pyeti se mos Slavko Simic ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Një pyetje për të gjithë anëtarët e partisë personale të Albin Kurtit e sidomos intelektualët e VV-së: a mos ka kaluar Slavko Simić nga Lista Serbe në VV përderisa krejt deputetët e VV-së, gjegjësisht 100% e VV-së, e votuat sot në Kuvend?! A guxoni ndonjëherë të flisni o shkollovana intelektualë të VV-së?”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express