Ujkani: Barça e Reali ishin interesuar për Zhegrovën - Gazeta Express
string(51) "ujkani-barca-e-reali-ishin-interesuar-per-zhegroven"

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 13:26

Ujkani: Barça e Reali ishin interesuar për Zhegrovën

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 13:26

Barcelona dhe Real Madridi kishin shprehur interesim për Edon Zhegrovën.

Për këtë siguron zëvendës-drejtori i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-portieri i njohur kosovar, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në futbollin italian, ka zbuluar prapaskena nga muajt e kaluar kur ylli kosovar ishte në kërkim të ndërrimit të ekipit, para se të vendoste përfundimisht për Juventusin ditë më parë.

“Së fundmi nuk e di, por muaj më parë Zhegrova pëlqehej shumë në Spanjë: Barcelona dhe Real Madridi kishin kërkuar informacione për të dhe i kishin bërë hapat e parë. Në përgjithësi, ishte mjaft i vlerësuar”, u shpreh Ujkani për mediumin italian “Tuttosport”.

“Në Itali, ndërkohë, Napoli besoj që ka qenë i pari i interesuar. E në fakt, Edoni më kërkonte paksa më shumë informacione për kampionatin italian. Por, në fund nuk u bë asgjë. E tash jam i lumtur ta shoh në Juventus dhe unë ia këshillova këtë ekip Edonit shkaku i trajnerit Tudor dhe për madhështinë e klubit”, përfundoi ish-përfaqësuesi i Shqipërisë dhe i Kosovës. /Gazeta Express