Uji për pije në Shkup i sigurt dhe cilësor, tregojnë analizat sanitare - Gazeta Express
string(69) "uji-per-pije-ne-shkup-i-sigurt-dhe-cilesor-tregojne-analizat-sanitare"

Uji për pije në Shkup i sigurt dhe cilësor, tregojnë analizat sanitare

Gazeta Express

26/05/2020 12:15

Cilësia dhe siguria e ujit të pijshëm në Shkup përgjigjen në Rregulloren, sipas të cilave kritere kryhen analizat sanitare.

Siç kumtojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, kontrolli sanitar është kryer në periudhën nga 18.05.2020 deri në 22.05.2020 në 182 ekzemplarë fiziko-kimik dhe 182 ekzemplarë për analizë mikrobiologjike nga 38 pika matëse në qytetin e Shkupit.

Lexo Edhe:

“Sipas rezultateve të marra nga ekzaminimet në Sektorin për kontroll sanitar, i cili është laboratori i parë në vend që e akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025: 2018, të gjithë ekzemplarët korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RM, Nr 183/18)”, informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.