Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht - Gazeta Express
string(82) "uji-ne-diber-i-pasigurte-per-pije-mund-te-perdoret-vetem-duke-e-vluar-paraprakisht"

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2025 10:57

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2025 10:57

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.