Uji i pishinës së Gërmisë nuk i plotësoi standardet mikrobiologjike – IKSHPK në pritje të analizave të reja - Gazeta Express
string(105) "uji-i-pishines-se-germise-nuk-i-plotesoi-standardet-mikrobiologjike-ikshpk-ne-pritje-te-analizave-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 8:38

Uji i pishinës së Gërmisë nuk i plotësoi standardet mikrobiologjike – IKSHPK në pritje të analizave të reja

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 8:38

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit për mbrojtjen e shëndetit publik dhe në bazë të kontratës me ndërmarrjen publike “Sport Marketing” SH.A – që menaxhon pishinën publike të Gërmisë në Prishtinë – ka zhvilluar monitorim të rregullt të cilësisë së ujit në këtë pishinë.

Më 19 korrik 2025, ekspertët e Ekologjisë Humane nga IKSHPK kanë marrë mostra të ujit për analiza laboratorike.

“Rezultatet e këtyre mostrave, të publikuara më 22 korrik 2025, kanë treguar se parametrat mikrobiologjikë të ujit nuk kanë përmbushur standardet e përcaktuara për ujin e pishinave publike”, njofton IKSHPK.

Në të njëjtën ditë, Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka realizuar një vizitë inspektuese në këtë pishinë, për të vlerësuar gjendjen dhe për të marrë masat e nevojshme.

“Për të konfirmuar gjendjen aktuale të cilësisë së ujit, më 23 korrik janë marrë mostra të reja, ndërsa rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike pritet të jenë të gatshme të premten, më 25 korrik 2025”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

IKSHPK njofton se qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të institutit sapo të jenë të disponueshme rezultatet e reja.