Kandidati i LDK-së për Ferizajin, Visar Azemi, premtoi ujin e pijshëm dhe ndaljen e betonimit të qytetit në rast se qytetarët ia japin besimin për të parin e kësaj komune.
I pyetur se cilat do të ishin punët e para që do t’i bënte si kryetar, Azemi tha:
“Puna e parë që kam me bo është me ju siguru qytetarëve ujë të pijshëm. Do të investoj në bunare të mëdha në fshatra e lagje të Ferizajt”, tha Azemi në Pressing, transmeton Express.
“Premtimi i dytë është me ndalë betonimin e qytetit. Lejet duhet me u ndërpre së paku për një vit derisa ta zgjidhim problemin e planifikimit…Kaosi urban nuk mundet me vazhdu më”, shtoi Azemi.
Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...