Uji i makaronave për trajtimin e lëkurës - Gazeta Express
string(40) "uji-i-makaronave-per-trajtimin-e-lekures"

Uji i makaronave për trajtimin e lëkurës

Gazeta Express

09/06/2020 16:34

Disa njerëz nuk e mendojnë dy herë hedhjen e ujit pas zierjes së makaronave, por disa e përdorin atë për zierje të perimeve, të tjerë për zierjen e vezëve apo për t’ua hedhur bimëve.

Mirëpo së fundmi, ekspertët thonë se ky ujë është i mirë edhe për trajtimin e lëkurës, prandaj derdhja e tij është e gabuar.

Lexo Edhe:

Sasia e lartë e amidonit që ky ujë përmban, është shumë e shëndetshme për lëkurën por njëkohësisht një hidratues dhe zbutës i skalpit.

Maskë për fytyrë– në një filxhan uji makaronash shtoni pak tërshërë dhe krijoni një masë në formë skrabi. Aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Maskë për flokë– uji i makaronave është shumë i mirë edhe për skalpin. E pastron, e zbut dhe e hidraton lëkurën e kokës. Para se t’i lani flokët me shampo, masazhojeni skalpin me ujë të makaronave dhe mbajeni atë disa minuta.

Zbutës për duar– ky ujë mund të përdoret edhe si zbutës për lëkurën e duarve. Mbajeni duart në këtë ujë për dita minuta, dhe më pas shpëlajini. Kripërat minerale do ta ushqejnë lëkurën, ndërsa vaji i jep shkëlqim duarve.