Ujëvarat e heshtura, bie niveli i ujit në Lumin Mirusha - Gazeta Express
string(54) "ujevarat-e-heshtura-bie-niveli-i-ujit-ne-lumin-mirusha"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2024 11:35

Ujëvarat e heshtura, bie niveli i ujit në Lumin Mirusha

Lajme

Gazeta Express

07/08/2024 11:35

Gazetar: Leonard Azemi

Futur thellë në zemër të natyrës, ku heshtjen e mbytë vetem shushurima e lisave të gjatë.

Qetësinë, si asnjëherë më parë, po e ruan ujëvara e Mirushes.

Ajo cilësohet si njëra ndër bukuritë më të mëdha natyrore në vend, çka ka bërë që çdo herë të jetë adresë e turistëve.

Mirëpo, tash e disa ditë lumi Mirusha ka ndaluar rrjedhën e tij pergjatë kanioneve duke lënë kështu të thara 12 ujëvara.

E kjo gjendje po i mërzitë shumë vizitorët.

Ndonëse nuk janë aspak të kënaqur me gjendjen e tanishme të saj, ata thonë se do kthehen sërish për ta vizituar këtë vend.

Sipas banorëve të kësaj ane, ujëvara pritet të ringjallet shumë shpejt. Deri atëherë vizitorët e Mirushes do mjaftohen me madhështinë e kanioneve.

Për ta parë gjendjen, klikoni në linkun e mëposhtëm. /GazetaExpress/.